Ngjarjet e ditës: 31 janar 2022

  • 09:30

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci. (Sheshi i Dëshmorëve, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore… diskuton lidhur me moszbatueshmërisnë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të ftuar janë: Avokati i Popullit, drejtori i zyrës së ZQM-së, kryeshefja Ekzekutive e ABGJ-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:10

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25-vjetorin e rënies. (Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezë diskutimi për “Projektligjin e ri si mundësi për të vendosur kontroll dhe transparencë në financimin e partive politike”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Lëvizja FOL, në kuadër të debateve FOL Hapur, organizon diskutimin me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës organizon tryezë diskutimi rreth përmbushjes së Objektivit 3 “Shëndeti i Mirë dhe Mirëqenia”, përkatësisht temës: Shëndeti i Mirë dhe Mirëqenia: Parandalimi i Kancerit të qafës së Mitrës. (Salla N 506)

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) mbanë konferencë për medie. (Zyrat e PSD-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Programin e Shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 14:00

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) do të mbajë seancën e dytë për këtë vit. (Zyrat e ZRrE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ,banë konferencë për medie. (Salla e Grupit Parlamentar të VV-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:05

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv