Ngjarjet e ditës: 22 qershor 2021

  • 09:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën dhe Javën Olimpike 2021, me mbjelljen e drunjëve. (Veternik, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bën shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin të auditimit të performances “Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në AZhB-MBPZHR, i ftuar ministri Xhelal Sveçla. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) 

  • 10:00

    Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me HANDIKOS shpërndajnë 4 karroca speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve të Handikos, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zhvillohet turneu i futbollit të madh me ekipet: KOK, MKRS, Veteranët e futbollit, Gazetarët sportivë dhe Estrada. (Stadiumi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani bëjnë shpërndarjen e mëshqerrave gravide, për përfituesit e thirrjes publike nga kjo drejtori. (Tregu i kafshëve në Arbanë, Prizren)

  • 10:00

    Auto-taksitë të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj inspektoratit dhe Policisë se Lipjanit për moskrijimin e kushteve për punë në ANP. (Brenda Aeroportit “Adem Jashari”)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT SH.A, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) 

  • 11:00

    Iniciativa e Re Sociale dhe Qendra e Medias në Çaglavicë mban konferencën për shtyp me temë ‘’Partitë Politike Serbe të Kosovës’’. (Media Center, Çaglavicë)

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e ish-Gërmisë) ***kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020. I ftuar: Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:20

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”)

  • 15:00 - 15:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ku do të nënshkruhet një marrëveshje. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:20

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:55

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Kabineti i Kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Sh.T. Luigi Di Maio, i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Promovohet librit monografik “Muharrem Qena – Ëndërrimtari”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

  • 20:00

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi, bëjnë përurimin e terreneve sportive në lagjen Ortakoll. (Lagja Ortakoll, Prizren)

Kalendari Arkiv