Ngjarjet e ditës: 19 shtator 2022

  • 08:45

    Organizata gjermane Education Unlimited organizon Kampin Veror 2022. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren)

  • 09:45

    Mbahet ceremonia e inaugurimit në kompaninë “Trosha LLC”, e cila është ndihmuar me fonde të BE-së për zgjerimin e aktiviteteve, ngritjen e depove për ruajtjen e akulloreve etj. Merr pjesë dhe Zëvendës Shefi i Bashkëpunimit, Alessandro Bianciardi. (Fshati Llukar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencën për lansimin e “Strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndertesa e Kuvendit, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF. (Memoriali i Dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)

  • 12:00

    Këshilli i prindërve në Pejë organizon marsh në qendër të qytetit. (Pejë)

  • 12:30

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e UN në Kosovë. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Misioni i OSBE-së do të prezanoj raportin për mënyrën se si trajtohen rastet e terrorizmit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv