Ngjarjet e ditës: 28 janar 2022

  • 09:30

    Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë. Pas takimit, kryetari Përparim Rama mban konferencë për medie. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë konferencën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në drejtësi, administratë publike dhe integrime evropiane”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave. (Hotel “Sirius”, Prishtinë***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie, në lidhje me prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe intelektualit të njohur prizrenas, Masar Shporta. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

  • 12:00

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj mbanë konferencë për media në lidhur me protestën e 29 janarit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërorë (Zyra e presidencës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për medie. (Objekti i MASHTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së) 

Kalendari Arkiv