Ngjarjet e ditës: 30 dhjetor 2024

  • 10:00

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mban konferencën e fundvitit për medie, me ç’rast do të prezantojë të arriturat kryesore për vitin 2024, si dhe planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. (Ministria e Mbrojtjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me 4 komuna përfituese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 13 objekte publike. (FKEE, ish banka e Lublanës, kati 7-të) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari, do të mbajë konferencën e fundvitit me gazetarë. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III)

  • 10:30

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) mban konferencën vjetore, ku do të shpaloset mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos raportin e vlerësimit mbi performancën e Legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Rr: “Bajram Kelmendi”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet performancë simbolike për mungesën e energjisë elektrike. (Para objektit të KEDS-it Ferizaj)

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencën e fundvitit për medie. (Ndërtesa e MASHTI-t, kati I) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Fotoreporteri Alban Bujari hap ekspozitën personale të titulluar “Evolucioni”. (Lokali D9, afër Fakultetit të Arteve)

  • 13:00

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për medie. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencën përmbyllëse të vitit me medie me temën “Ekonomia e Kosovës 2024 si dhe sfidat e saj ne vitin 2025”. (Zyret e AKB-së, Tophane) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Dogana e Kosovës mban Konferencën Vjetore 2024, ku do të prezantohen rezultatet dhe arritjet e Doganës për vitin që lamë pas, si dhe planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. (Drejtoria e Doganës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ish-objekti i Rilindjes kati IX) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ)

  • 14:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inauguron Laboratorin e Forenzikës. Marrin pjesë ministrat Rozeta Hajdari dhe Xhelal Sveçla. (Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv