Ngjarjet e ditës: 26 gusht 2021

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës)

  • 11:00

    Lëvizja “FOL” mban konferencë për medie me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “(Mos) zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti1 dhe Hoti”. (Zyrat Lëvizjes “FOL”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave organizojnë marsh protestues:” Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”. (Fillon te  ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfundon prara Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e dorëzimi të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP.  (Administrata kryesore në QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 19:00

    Ipeshkvia e Kosovës organizon akademi solemne për të shënuar ditëlindjen e Nënë Terezës. (Para Katedrales, Prishtinë)

Kalendari Arkiv