Ngjarjet e ditës: 19 prill 2021

  • 09:30

    TIKA dhuron pako ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë. (Objekti i Komunës, Dragodan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Këshilli i Investitorëve Evropianë mban konferencë për 5-vjetorin e hyrjes në fuqi të MSA-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Miftari për trafikim me njerëz dhe keqpërdorimi seksual i personave nene moshën gjashtëmbëdhjetë vjet. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mban konferencë për medie ku do të prezantoj të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Drejtoria për Shërbime Publike e Prizrenit organizon takim me individët dhe OJQ-të, që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren) 

  • 15:00

    Mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

  • 16:30

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbledhë Kryesinë e partisë. (Selia qendrore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë përurimin e projektit “Ndriçimi i Kalasë”. (Kalaja e Prizrenit) *** Kjo ngjarje anulohet.

Kalendari Arkiv