Ngjarjet e ditës: 11 qershor 2021

  • 08:00

    Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë)

  • 09:30

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Pranë Rektoratit të UP-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi mban seancë plenare. Kryeministri Albin Kurti raporton për dialogun me Serbinë. (Salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në partneritet me Terre des hommes, mban punëtorinë për gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me David Philips. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencën e radhës për medie. (Zyrat e PDK-së, rruga “Saraçët”)

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, flet për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si Ministre. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Për nder të 14-qershorit, Ditës së Çlirimit Komuna e Rahovecit mban këto aktivitete:

    Agjenda:

    Ora 12:30- Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Krushë e Madhe;

    Ora 13:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Celinë;

    Ora 17:00 – Gara sportive në futboll të vogël, Palestra Sportive“Mizahir Isma”.

  • 13:00

    Komuna e Prizrenit hap ekspozitën “Salloni Pranveror i Artit” për nder të Festave të Qershorit. (Kino Europa, Prizren)

  • 16:00

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e VIP-së, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha. (Salla e Kino Lumbardhit, Prizren)

Kalendari Arkiv