Ngjarjet e ditës: 22 shtator 2022

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e edicionit të parë të samitit të Paqes dhe Demokracisë. (Hotel “International”, Prishtinë)

  • 09:30

    Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për Driton Kukën, trajner dhe selektor i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Lundër Korrupsionit cakton datat për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Doping dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”,  Kryeqyteti së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe me OJQ-në “Marakli t’Biciklave” organizojnë aktivitete. (Para monumentit, “New Born”, Prishtinë)

  • 10:00

    UN Women organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve dhe certifikimit në ndërmarrësi të 26 grave nga komuna e Pejës. (Salla e Sporteve “Karagaq”, Pejë)

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast. (Kampi Nacional në Hajvali)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë mban protestë kundër grevës. (Nisja nga ndërtesa e Qeverisë deri te zyrat e SBAShK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm proteston lidhur me gjendjen në MPJD. (Para MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetin “Dita pa makina”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  Prishtinë)

  • 14:00

    Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore më qëllim mësimin bazik të ngasjes së biçikletës duke u referuar në shenjëzimin adekuat dhe rregullat themelore të ngasjes. (Parku Taukbahqe) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv