Ngjarjet e ditës: 10 maj 2022

  • 90:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias. (Kabineti i kryet​arit).(Kabineti i kryet​arit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 09:00

    Zyra e UNFPA-së dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve së Kosovës (KOGA) organizojnë tryezën me temën “Të shohësh të padukshmen”, ku do të diskutohen çështjet që lidhen me autonominë trupore dhe shtatzënitë e adoleshentëve në Kosovë. (Hotel “International”, Prishtinë)

  • 10:00

    Shtëpia e Evropës në Kosovë së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) organizojnë një takim të të rinjve me kompani të TIK-ut. (Shtëpia e BE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    AGORA Energiewende në Gjermani dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezën me temën “Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor – Mundësitë dhe pengesat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve – Paraqitja e radhës e Hashim Thaçit. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. (Kuvendi i Kosovës

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal me kryesuesin e Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 11:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Raportimi mbahet me dyer të mbyllura.

  • 11:00

    ORCA publikon Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 3. (Zyra e ORCA-s, Rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Mbahet festivali ndërkombëtar i teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festival – PITF”. (Teatri Kamertal i Kolegjit AAB, Fushë-Kosovë)

  • 11:15

    Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve – Paraqitja e radhës e Kadri Veselit. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 11:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    “Ec Ma Ndryshe” prezanton hulumtimin/performancën publike “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”. (“Shadërvan”, Prizren)

  • 12:00

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, zhvillon një takim me të rinjtë e Dragashit, me të cilët do të bisedojë rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së, mundësive të të rinjve në Kosovë dhe BE, energjinë e gjelbër dhe transformimin digjital etj. (Shtëpia e Kulturës, Dragash) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve në këtë institucion. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 14:00

    Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve – Paraqitja e radhës e Jakup Krasniqit. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 14:30

    Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të programit tonë Volume Up, për të cilin do ta mirëpresim në Prishtinë gazetaren meksikane, laureate e disa çmimeve, Marcela Turati. (Rruga Ferhat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit)

  • 15:15

    Prokurori i rastit Thaçi dhe të tjerëve – Paraqitja e radhës e Rexhep Selimit. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv