Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.
Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari, mbajnë konferencë për media. Flasin për vërejtjet e shoqërisë civile rreth Projektligjit të KPM-së. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mban ceremoninë e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2024. Marrin pjesë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar; votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të DASH-it, Projekt-Deklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fakulteti i Edukimit i UP-së organizon Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime Arsimore – KICER 2024. Tema e edicionit të sivjetmë është “Zbatimi i suksesshëm i qasjeve inovative në klasë dhe menaxhimi institucional efektiv”. Në hapje marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; rektori i UP-së Qerim Qerimi etj. (Amfiteatri i ri i Universitetit të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Integrim Evropian, takohen me delegacionin e deputetëve të Parlamentit Bavarez të Republikës së Gjermanisë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie, ku do të shpalosen rezultatet e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të institucioneve publike të nivelit qendror, atyre të nivelit lokal dhe ndërmarrjeve publike për vitin 2023. (ZKA, Arbëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit protestojnë lidhur me shpronësimet e tokave të kryera nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). (Para zyrave të KEK-ut, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
OJQ “Aktiv” prezanton raportin “Gjendja e të drejtave të njeriut në veri të Kosovës”. (Qendra për Energji Qytetare, Mitrovicë e Veriut)
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) organizon diskutimin me temën “Perspektiva Gjinore mbi Pronësinë e Tokës dhe të Drejtat Pronësore – Kuadri Ligjor”. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.