Ngjarjet e ditës: 22 tetor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 09:30

    Zyra e Këshillit të Evropës mban ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon analizën gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për 12 komuna të Kosovës. Merr pjesë auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; kryetarët e komunave të Rahovecit dhe Kamenicës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i dytë i Forumit për komunitetet joshumicë në Kosovë, Merr pjesë dhe zv.kryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, do të bëjnë inspektimin e punimeve në tunelin e Kurrizit. (Kurriz, Dardani) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Përurohet renovimi dhe furnizimi me inventar të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Kuadër të Fakultetit Filologjik të UP-së “Hasan Prishtina” i cili është implementuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. (Fakulteti Filologjik)

  • 14:00

    Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) publikon raportin hulumtues mbi temën “Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Bëhet përurimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” në lagjen Veternik. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Veternik, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv