Ngjarjet e ditës: 26 mars 2025

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne facebook.

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:45

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Krushë të Madhe, ndërkaq më pas merr pjesë në tubimin përkujtimor. (Krushë e Madhe) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:45

    Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, shënon 25 vjetorin e operimit të kompanisë austriake, “Austrian Airlines”. Merr pjesë ambasadori i i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. (Terminali i Aeroportit “Adem Jashari”) 

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Krushës së Madhe. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve dhe martirëve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Krushë të Vogël, ndërsa më pas merr pjesë në tubimin përkujtimor. (Krushë e Vogël) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Krushës së Vogël.  (Varrezat e martirëve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv