Ngjarjet e ditës: 10 qershor 2021

  • 09:30 - 18:00

    Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.
    Agjenda:
    09:30 – Hapja e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”. (Salla e Kuvendit Komunal)
    10:00 – Vendosja e luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)
    10:15 – Hapja e Panairit të Librit “Qershori 21” . (Sheshi i Lidhjes)
    13:00 – Hapja e ekspozitës “Si u vra kodi etik i Hipokratit”. (Shtëpia e Jahir Efendi Hasanit)
    18:00 – Koncert “Tingujt frymor” Wind Ensemble. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit)

  • 10:50

    Për nder të 143-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori. Marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

  • 11:00

    Bëhet hapja e laboratorit hungarez “IPL Neumann Labs”. Për herë të parë kryen teste PCR të të gjitha varianteve. (Bregu i Diellit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri i Atdhe Hetemit, “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” të organizuar nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra për Media në Çagllavicë prezanton rezultatet e analizës “A janë dhe sa të hapura mediat serbe në Kosovë”. (Qendra për Media, Çagllavicë)

  • 13:00

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc. (Fshati Drenoc)

  • 14:00

    NDI dhe USAID mbajnë konferencë dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencën për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj Hidrocentraleve në Deçan. (Zyrat e  Grupit për Studime Juridike dhe Politike) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Rahovecit zbulon pllakën përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Senoc. (Fshati Senoc)

  • 15:00

    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të kësaj e Ditës së Çlirimit do të hapet ekspozita “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve” në Rahovec nga OJQ “Art Studio”. (Qendra e Kulturës,”Mensur Zyberaj”)

  • 16:00

    Bëhen homazhe me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorit Hysni R. Xhemajli. (Varrezat e Dëshmorëve, Gjilan)

  • 17:00

    Promovohet monografia: Hani i 2 Robertëve 1989-2019, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit. (Amfiteatri i Fakultetit të Arteve, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv