Ngjarjet e ditës: 20 dhjetor 2023

  • 09:00

    MINT organizon konferencën vjetore “Strategjia për zhvillim industrial dhe instrumentet mbështetëse për bizneset”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Rozeta Hajdari etj. (Hotel “Emerald”, Prshtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Konferenca për Rininë 2023. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, presidenti i Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore, Miguel Perestrello etj. (Biblioteka Qendrore Universitare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPB-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit: “Fuqizimi i Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mban diskutim të përgjithshëm publik me qytetarë. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)

  • 10:30

    Mbahet ceremonia e betimit të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, pas trajnimit 10-javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier etj. (“Klan Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pret në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës. (Objekti i MPB-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban “Konferencën Vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Promovohet libri “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”, i autores Blerina Rogova Gaxha. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 12:00

    Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) mban takimin përmbyllës për ketë vit. (Amfiteatri i objektit të IML-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban një ligjëratë para studentëve të Universum International College – UNI. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)

  • 16:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Forumi për Transparencë Parlamentare organizojnë pritje me rastin e fundvitit. (Holli i Kuvendit) 

     

  • 17:30

    Organizata “Germin” organizon ngjarjen “Let’s Celebrate Diaspora Engagement”, kushtuar diasporës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 19:00

    Organizata ETEA organizon panel diskutimi: “Ruajtja e së kaluarës dhe formësimi i së ardhmes: Një shtjellim mbi trashëgiminë kulturore dhe A.I”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 19:00

    Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës së përvjetshme kolektive “Hijet e Bardha” që kësaj radhe ka për tematikë ngjyrën e kaltër dhe titullohet “Blu”. (Galeria “Qahili”, Veternik)

Kalendari Arkiv