Ngjarjet e ditës: 04 janar 2024

  • 08:00

    Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Në fillim të takimit, mediet mund të marrin pamje. Ndërsa pas takimit homologët do të deklarohen për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:10

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili akuzohet për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 12:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj në 21 vjetorin e vrasjes së tij. (Varrezat e fshatit Strellc, Deçan)

Kalendari Arkiv