Ngjarjet e ditës: 16 janar 2023

  • 09:00

    “Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Ferizajt, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Ferizajt)

  • 10:00

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim zv.kryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Deçanit  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 13:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 13:30

    Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. (Përballë monumentit “Newborn”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), për implementimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”. (Zyra e kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:40

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve, Gllogjan)

  • 19:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon konferencë për media, me rastin e vizitës që drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës. Me këtë rast do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit “Balkans Cooperation 5”, mes pesë Komiteteve Olimpike (Kosovë, Francë, Shqipëri, Maqedoni V. dhe Mali i Zi. (Shtëpia e Sportit në Prishtinë)

Kalendari Arkiv