Akademia Diplomatike, në kuadër të MPJD-së, hap edicionin e nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike. Në hapje merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. (Hotel “Venus”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Akademia Diplomatike, në kuadër të MPJD-së, hap edicionin e nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike. Në hapje merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. (Hotel “Venus”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
Hapet Java e Punëtorive e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës. (Hotel “International Prishtina”)
Universum International College mban onferencën “Ekonomia qarkore dhe qëndrueshmëria” e organizuar nga Komuniteti LogEx në kuadër të Javës së Ekonomisë Qarkore 2023 me temën “Partneriteti për Qarkullim”. (Kolegji Universum, Lipjan)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, cakton prioritetet me të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuar, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Qendra Korrektuese e Dubravës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gur themelit të shtëpisë për familjen e Stefan Jovanoviqit, në fshatin Dobrotin. (Fshati Dobrotin, Graçanicë)
Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe në nderim të të rënëve në Masakrën e 22 Majit 1999. (Varrezat e martirëve, Vushtrri)
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Prishtinës dhe
Universitetin e Prizrenit shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Restorant “Gold”, fshatin Mushnikovë, Prizren)
Akademia e Shkencave dhe Arteve promovon librin e Arsim Bajramit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”. (Ndërtesa e Akademisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve të rënë në burgun e Dubravës të anës së Kaçanikut, OVL-UÇK në bashkëpunim me Komunën së Kaçanikut, organizon homazhe. (Kompleksi Memorial te Varrezat e Dëshmorëve, Kaçanik)
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest ndajnë shpërblime për 10 shkollat që përmes
pajisjeve digjitale të ofruara, kanë krijuar filma/dokumentarë të shkurtër për shoqërinë, familjen,përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, orientimin në karrierë, dukuritë negative etj. (Hotel “International Prishtina & Spa”)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Masakrën e 22 Majit 1999. (Qendra kulturore “Hasan Prishtina”, Vushtrri)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
RIT Kosova organizon Ceremoninë e Diplomimit të gjeneratës 2023. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Klan “Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të këshilltarëve të karrierës të organizuar nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga Senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë edhe deklarim për medie. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025. (“Four Points Sheraton”)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Hapet ekspozita: Graphic Novels mbi gjuhën dhe shumëgjuhësinë nga studentët e artit në Universitetin e Prishtinës ku për një javë të tërë, novelisti grafik gjerman Sebastian Lörscher. (Kino “Armata”, Prishtinë)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
Shfaqen filma të shkurtër austriak të cilët përmes çmimeve dhe sukseseve në festivale kualifikohen për pjesëmarrje në Çmimin e Filmit Austriak në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”. (Kino “Armata”)
ChopinPianoFEST Prishtina sjell 3 pianistë të skenave botërore. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare)