Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio – frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Legjislacioni në sektorin farmaceutik – Qasja në barna për pacientë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, viziton Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, që udhëhiqet nga Kadire Tahiraj. (QPDG, Drenas)
Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën për Integritetin e Informacionit nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”. (Klan Arena)
Komuna e Rahovecit mban konsultimit publik me qytetarë për Projekt planin e punës së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale 2023. (Salla e Kuvendit Komunal)
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit”, Komiteti Olimpik i Kosovës organizon forumin me temë “Fuqizimi i vajzave dhe grave për parandalimin e abuzimeve në sport”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP mbajnë konferencë për medie “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji – prezantim i raportit tematik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e bën shqyrtimin e buxhetit të ZKA-së, i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. E ftuar: Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. Të ftuar janë: Ministri i MMPHI-së prej orës 13:30 dhe Ministri i MBPZhR-së prej orës 15:00 (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu marrin pjesë e tryezës me Policë, Mbrojtësit e Viktimave, Strehimoret dhe Qendrat për Punë Sociale. (Hotel “Dukagjini”, Pejës)
Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK) kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë “Blinaja”, afër aeroportit të Pristinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton Telekomin e Kosovës. Ku do të takohet me u.d. kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Telekomi i Kosovës)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës, me temën “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”. Merr pjesë dhe Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane etj. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Përtej territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave. (Kino “Armata”, Prishtinë)