Ngjarjet e ditës: 16 shkurt 2023

  • 08:00

    Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat fillore dhe te mesme të Komunës së Gjilanit i kushtohet historikut të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Të gjitha shkollat e Gjilanit)

  • 09:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) prezanton rezultatet e hulumtimit të traumës ndërbrezore nga nënat e ekspozuara ndaj dhunës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1999-2000, si dhe fëmijët e tyre. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes  për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftim ne Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 10:00

    Mbahet konferenca përgatitore në çështjen në Apel ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Komuna e Deçanit për nder të Ditës së Pavarësisë organizon aktivitetin me karakter garues, ”Valle popullore të traditës”. (Kuvendi Komunal)

  • 10:00

    Deputeti i VV-së, Haki Abazi, mban konferencë për medie lidhur me “urdhrin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë”. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komuna e Gjilanit për nder të Ditës së Pavarësisë organizon disa aktivitete kulturore e artistike.(
    Muzeu Etnologjik)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu hapë konferencën “Ndalja e ciklit të dhunës – programet për kryerësit e dhunës në familje”, që organizohet nga Këshilli i Evropës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fakulteti Filozofik i UP-së organizon ligjëratë me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me temën “Kosova 15 vjet shtet – Sfidat e shtetndërtimit”.  (Departamenti i Historisë, salla 14)

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ashensorit në Shkollën Speciale “Lef Nosi” në Prizren. (Shkolla ”Lef Nosi”)

  • 11:00

    Komuna e Gjakovës, organizon Seancë Solemne për nder të 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë të
    Republikës së Kosovës. (Shkolla e Muzikës)

  • 11:00

    Komuna e Vitisë organizon garën “ Vrapimi i Pavarësisë”. (Viti)

  • 12:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) organizon ceremoninë përkujtimore për nder të profesionistëve shëndetësorë. (Hyrja e QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit organizon Panairin ‘Fuqizo Shtetin’. (Sheshi “Reshep Mala” dhe “Nuhi Berisha”, Gjilan)

  • 13:00

    Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizohet tryezë me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”. Marrin pjesë kryeministri Kurti dhe zëvendësja e tij, Emilija Redžepi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Ferizajt për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë organizon disa aktivitete kulturore. (Ferizaj)

  • 13:30

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Estonisë, Janne Joesaar-Ruusalu. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Istogut organizon aktivitetin sportiv Superkupa e Kosovës ‘Pavarësia e 2023’. (Palestra e qyteti të Istogut)

  • 16:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon shpalljen e “Sportistëve të Vitit 2022” . (Qendra rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen ‘Exil’. (Teatri i qyteti të Gjilanit)

Kalendari Arkiv