Ngjarjet e ditës: 23 dhjetor 2023

  • 10:00

    Mbahet ceremonia hapëse e Olimpiadës XVI Matematikë të Kosovës, merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Objekti i Fakulteteve Teknike të Universitetit të Prishtinës)

  • 12:00

    Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, dhe nëna e një fëmije me aftësi të kufizuar, Fidajete Pllana, mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra Handikos, Veternik)

  • 16:00

    FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri”. Do të marrin pjesë 24 skuadra të tri grupmoshave U13, U15 dhe U17. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

     

     

  • 18:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon pritje solemne me rastin e 34-vjetorit të themelimit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të mbajë një fjalë rasti. (Atelieja, në Pallatin e Rinisë – Prishtinë)

Kalendari Arkiv