Ngjarjet e ditës: 22 dhjetor 2023

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitojnë dy ndërmarrje të cilat mbështesin zbatimin e mësimit dual. (Hotelet “Sirius” & “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me ceremoni shtetërore. Më pas të dy do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Zyra e presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar. (Fakulteti i Edukimit, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë prezanton raportin “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 239-të. (Prokuroria Speciale)

  • 10:00

    Klinika e Kardiologjisë mban ceremoninë e shpalljes së punëtorëve të vitit. (Qendra e Telemjekësisë, QKUK)

  • 10:00

    Protestojnë punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Para Rektoratit të UP-së)

  • 11:00

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ia dorëzon titullin “Qytetar nderi” humanistit dhe drejtorit të Islamic Relief Kosova, Dr. Moohamed Soliman. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e Re e KEK-ut proteston me kërkesë rritjen e pagave. (Para objektit të KEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti “Octopus” organizon konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Legjislacion shqyrton Planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 14:00

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e dorëzon Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:35

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i dorëzon “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton raportin vjetor 2023. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv