Ngjarjet e ditës: 6 maj 2022

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban diskutim me ndërmarrjen “TrePharm” lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Promovohet libri “Betejat e humbura të Tiranës”, i autorit Bamir Topi. (Rektorati i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 10:00-16:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehët mrena mureve”. (Sahat Kulla, Malishevë)

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Përfaqësues të Komunës së Ulqinit mbajnë konferencë për media për të prezantuar ofertat turistike. (Hotel Sirius) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MAShTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli” organizon ditën e shkollës. (Hapësirat e shkollës) 

  • 14:00

    Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, në bashkëpunim me organizatën “ETEA” organizojnë promovimin e librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë” të autorit prof. dr. Belul Beqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

  • 17:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv