Ngjarjet e ditës: 18 dhjetor 2023

  • 10:00

    Ndërmarrja Publike Banesore bën promovimin hyrjes së 700-të të renovuar. (Zyra e NPB-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shënon përfundimin e implementimit të masave të efiçiencës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Agani” në Gjakovë. Merr pjesë ministrja Artane Rizvanolli. (Shkolla “Fehmi Agani”, Gjakovë)

  • 11:30

    Inaugurohen punimet në restaurimin e objektit shkollor, të financuar nga fondet e BE-së për të përmirësuar efiçiencën e energjisë. (Shkolla “Kadri Kusari”, Gjakovë)

  • 13:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbanë konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, organizon ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (MKRS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Grupi Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës zhvillon takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, mban konferencë për medie. (Zyrat e KOK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Ambasada gjermane në Prishtinë organizon koncert për Krishtlindje. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë)

  • 19:00

    Mbahet koncerti i fundvitit nga ansambli “Shota”, ku do të rikthehet vallja “Peshkatari” pas 20 vjetësh, e krijuar nga koreografi Haki Mulliqi. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

Kalendari Arkiv