Ngjarjet e ditës: 20 dhjetor 2021

  • 10:00

    Mbahet Konferenca për lansimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023. (Hotel “Swis Daimond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) mban tryezën me temën “Bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e trashëgimisë kulturore”​. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Byro Kosovare e Sigurimit mban konferencë për medie. (Objekti i Byros, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e prezantimit të 20 inovacioneve të arritura nga UBT gjatë vitit 2021. (Kampusi i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Protestojnë punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). (Para  Divizionit të Termocentralit “Kosova B”)

  • 13:00

    Organizata ETEA organizon takim ndërmjet ministres sw Arsimit Arbërie Nagavci dhe nxënësve përfitues të organizatës. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

  • 15:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për medie, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv