Ngjarjet e ditës: 20 tetor 2023

  • 09:00

    Bëhet hapja e punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtarë Ndër/Transdisiplinarë “Filozofema” për Filozofinë, Artin dhe Teknologjinë. (Fakulteti Filozofik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë)

  • 10:00

    Prezantohet projekti: “Ngritja e kapaciteteve në lidhje me Organizatën e Përbashkët të Tregut të BE-së (CMO) dhe Statistikat Bujqësore”. (Klan Arena, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet dita e dytë e edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Salla 1 Tetori, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Godanc. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci etj. (Godanc, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim deputeten britanike Alicia Kearns. (Kabineti i kryetarit) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 14:00

    Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë si dhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 tetor. (Kinemaja “ABC” Prishtinë)

  • 19:30

    Artpolis do të prezantojë premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv