Ngjarjet e ditës: 14 maj 2024

  • 09:00

    Fondacioni “Hasan Prishtina” mban tubim paqësor në kundërshtim të heqjes së emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën Rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. (Fshatrat e Pejës)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Kjo ngjarje është anuluar. 

  • 10:00

    Me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën me temën Të veprosh më shumë për shëndetin mendor“. (Hotel “Emerald”)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore në SHSKUK dhe të organizatës KOMF. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Takohet me përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe raportin me të gjetura për pronat e RTP-së dhe të Fakultetit. (Kuvendi i Kosovës, N225) 

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcakton listën e dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Ekonomisë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripertëritshme i financuar nga Banka Botërore përmes kredisë IDA dhe zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, bënë inaugurimin e renovimit të Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe objektit të Psikiatrisë Intensive. (Objekti i Psikiatrisë së Fëmijëve, QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin  e platformës dhe këndit të “Made in Kosova”. (Tech Park, Bërnicë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha marrin pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit. (Drejtoria Rajonale Policore-Mitrovicë Veri)

Kalendari Arkiv