Mbahet dita e tretë e kongresit të dytë të Kolegjit të Kirurgëve. (Hotel “Emerald”)
Mbahet dita e tretë e kongresit të dytë të Kolegjit të Kirurgëve. (Hotel “Emerald”)
Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale mban simpoziumin e 13-të ndërkombëtar me temën “Inovacioni, Shëndeti dhe Teknologjia: Qasja Multidiciplinare”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën organiizon aksion pastrimi me rastin e “Ditës së Pastrimit të Botës” ku do të pastrohen katër lokacione në Prishtinë; Rr. Garibaldi (Platoja e Hotelit “Grand”) dhe afër parkingut të Pallati i Rinisë; Gërmi (Parkingu në hyrje të parkut) dhe Dëshmoret e Kombit (afër Postës). ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Grupi Respect Our Rights ROR organizon aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mosdiskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale “Teshat nuk m’definojnë”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)
Në kuadër të Javës së Lëvizshmërisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Komunën e Podujevës organizojnë aktivitet me biçikleta nga sheshi i qytetit përgjatë shtegut të biçikletave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Podujevë)
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e veprave letrare të Lulash Palushajt “Ma shkretnuen zemrën” dhe “Fjalë të Malësisë së Madhe – visar që s’duhet harrue”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
Fondacioni Lumbardhi prezanton premierën botërore të veprës ‘Monade’ të kompozuar nga kompozitori, pianisti dhe poli-instrumentalisti Robert Bisha, ko-komisionuar nga Fondacioni Lumbardhi dhe Filharmonia e Kosovës. (Kino Lumbardh)