Ngjarjet e ditës: 2 prill 2022

  • 09:00

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) mban Kongresin e 8-të. Pritet të merret vendim për veprimet sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:00

    Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Nagac (ora 10:00) dhe Hoçë e Vogël (ora 12:00). (Rahovec)

  • 11:00

    Mbahet konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Marshohetme moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të Autizmit. (Nga Sheshi “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Me rasin e 41-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, të dëshmorëve Naser Hajrizi e Asllan Pireva, bëhen homazhe te vendi i rënies së tyre. (Pranë ndërtesës së Qeverisë)

Kalendari Arkiv