Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në lansimin e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, të organizuar në partneritet me Bankën Botërore. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në lansimin e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, të organizuar në partneritet me Bankën Botërore. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) organizon “Lansimin e Manualit për Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale (GESI) dhe Ceremonia e Çertifikimit për Sektorin Bankar të Kosovës”, të bashkëorganizuar me projektin e USAID-it për Promovimin e Investimeve dhe Qasjes në Financa. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizon panel për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal Shëndetësor nën moton: “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizon aktivitetin me temën “Roli i sinjalizimit në sektorin publik dhe privat – perspektiva praktike e zbatimit të ligjit”, në kuadër të Javës së Integritetit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Hotel “Sirius” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me GIZ-in, mbajnë sesion informues me rastin e prezantimit të Skemës së Granteve 2024-2027. (Hotel “Astoria”, Gjilan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti GAP prezanton rezultatet nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizon konferencë për medie me rastin e publikimit të raportit me titull: “Qeverisja me duar të pastërta dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese)
USAID zgjeron partneritetin edhe me 9 komuna tjera përmes nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit duke arritur në gjithsej 18 sosh. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje urgjente. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me përmbylljen e afatit për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Në ditën e dytë të edicionit të pestë të Panairit të librit të vjetër mbahet bashkëbisedim me profesorin, studiuesin dhe poetin Agim Vinca. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania” Prishtinë)
Dhomat e Specializuara të Kosovës mbajnë takim informues me gazetarët. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Shtetit të Shqipërisë, do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media. (Pika kufitare Vermicë)
Hapet ekspozita e artit “Woman the prower of Creation”. (Shtëpia e Evropës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon konferencë për medie me rastin e publikimit të raportit me titull: “Si duket korporatizmi dhe pandëshkueshmëria në sistemin prokurorial”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds viziton Kosovën, pritet me ceremoni zyrtare nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. Në rend dite është caktimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit. (Objekti i Prokurorit të Shtetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, ku do të realizohet minimi numër 4. (Kijevë-Dollc)