Ngjarjet e ditës: 17 qershor 2022

  • 9:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë prezentimin e Draft Strategjisë së Arsimit 2022-2026. Merr pjesë ministrja, Arbërie Nagavci. (Objekti MAShTI-t, kati IV) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Olimpike 2022, ku njëherësh përmbyllë Javën Olimpike, të nisur që nga 13 qershori. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 9:15

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung, mban Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, me temën “E ardhmja e transportit”. Merr pjesë kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Hotel Garden)

  • 09:30

    Promovohet dritarja e re e garancioneve bankare GROW (Dritarja e Mundësive të Rimëkëmbjes së Gjelbër), që synon t’i mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.  (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal në Prizren organizon konsultim publik me qytetarë për Projekt-buxhetin e komunës për vitin 2023. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mban takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij gjashtë mujore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizajt)

  • 10:00

    Mbahet shqyrtimi i dytë fillestar për rastin e 2.1 milionëshit. (Gjykata Themelore)

  • 10:00

    Mbahet Takimi i 216-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës)

  • 11:00

    Nis festivali multikulturor “Të festojmë së bashku”, me ç’rast gjatë gjithë ditës do të ketë një numër aktivitetesh në Parkun e Qytetit në Prishtinë. (Parku i Qytetit, Prishtinë)

  • 11:00

    Promovohen botimet “Pozita gjeografike, politike dhe popullsia shqiptare në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së madhe 1912-1918” nga Frashër Demaj; “Shqiptarët gjatë vitit 1943 sipas dokumenteve ushtarake gjermane” nga Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Teki Kurti dhe “Shqiptarët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (1944) sipas burimeve gjermane” nga Jusuf Bajraktari, Frasher Demaj e Teki Kurti. (Salla e AShAK)

  • 11:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:30

    Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës mban protestë (Para Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 12:00

    Mbahet Akademi Solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë. (Qendra e Kulturës ”Hasan Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-13:00

    Lëvizja Vetëvendosje organizon aktivitete për nderë të ditëlindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit.

    10:00 – Vizitë tek Shtëpia Muze e Ukshin Hotit

    13:00 – Shpalosja e pllakatës në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

    13:00 – Mbjellja e 50 fidanëve përmbyllës për parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

  • 13:00

    Komisioni për Integrim Evropian, mban mbledhje, shqyrton disa Projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

    Zyra e BE-së në Kosovë mban manifestimin “BE për shoqërinë civile dhe mediat kosovare – angazhimi i qytetarëve”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Selia qendrore e PSD-së, rruga “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:45

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj pret në takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, (Shtëpia e Bardhë, Prizren) 

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00 - 20:00

    Për nder të Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë mbahen edhe këto aktivitete:

    16:00 – Aktivitet sportiv “Streetball” (Afër Q.K. “Hasan Prishtina”)
    17:00 – Koncert për fëmijë me palaqo dhe maskota (Sheshi “Adem Jashari”)
    20:00 – Koncert me grupin TNT (Sheshi “Adem Jashari”)

  • 20:00

    Komuna e Rahovecit mban aktivitetete për nder të ditëlindjes së 79-të të veprimtarit Ukshin Hoti. (“Shtëpia Muze-Ukshin Hoti”, Krushë e Madhe)

Kalendari Arkiv