Ngjarjet e ditës: 14 nëntor 2024

  • 08:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë. (QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni i posaçëm bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtom Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) mban tryezën me temën “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK organizojnë tryezën me temën “Qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor”. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 11:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Dramën Origjinale Shqipe. (MKRS) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 11:00

    Federata e  Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së, rruga e Zagrebit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, rr. “Migjeni”)

  • 12:00

    Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) mban protestë (në heshtje) kundër dhunës në institucione, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi. (Para objektit të MKRS-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Mitrovicës së Jugut mban ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Iliridë, bashkëfinancim me “Qatar Charity”. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Iliridë)

  • 14:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), si anëtar i rregullt i FEVR-it dhe Tempulli organizon tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Të rinjtë dhe siguria e tyre në rrugë”. (Kolegji “Tempulli”, Prishtinë)

  • 15:00

    Tri organizata mbajnë konferemcë për medie në lidhje me dorëzimin e ankesës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë Austri, kundër Kosovës për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare me ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv