Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.
Ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci, dhe ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje. Në rend dite është raportimi i Fondit të Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve; Raportimi i Bankës Qendrore rreth stabilitetit financiar në vend etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Riinvest organizon debatin me temën “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”, në kuadër të serisë së diskutimeve lidhur me çështjet vitale që ndërlidhen me Agjendën e Gjelbër, si një prioritet në rrugën e integrimit në BE. (Riinvest, Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit, organizojnë diskutimin me temën “Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar”. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
Kuvendi Komunal i Mitrovicës mban mbledhjen e gjashtë të rregullt. (Ndërtesa e Komunës, Mitrovicës)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e tretë të rregullt. (Objekti i ri i Komunës, Rahovec)
Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast publikon raportin e monitorimit të përzgjedhjes së disa pozitave të larta shtetërore. (Hotel “Prishtina”)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon konferencën për medie me temën “Pengesat dhe sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë”. (AKB, rr. “Lidhja e Prizrenit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Banka Botërore dhe Dogana e Kosovës prezantojnë studimin, i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore në eksport dhe import. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Në 23-vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Opterushë (ora 11:00) dhe Retijë (12:00). (Rahovec)
Promovohet libri dhe jepet premiera e dokumentarit “Gjëma e Burimit”, me autor Habib Zogaj. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon Asamblenë e Punës. Mediet do të lejohen të marrin vetëm pamje dhe të ndjekin fjalimet e kryetarit të KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çeku. (Hotel “Emerald”)
Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me Librarinë “Dukagjini” organizojnë takimin e dytë të “Book Club”. (Zyrat e ICK, rr. “Rexhep Mala”)