Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe më Facebookun e EO.
Sbunker dhe Alternativna organizojnë konferencën “Ndërtimi i urave apo zgjerimi i boshllëqeve?” (Hotel “Sirius”)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 66. Pranimi i ofertave bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet diskutimi me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja në proces dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”. Panelistë do të jenë: Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”; Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë; Sonja Biserko, aktiviste për të Drejtat e Njeriut në Serbi etj. (Shtëpia e Evropës, Rr. UÇK, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në sektorin e Drejtësisë, gjatë tre vite e gjysmë të mandatit të Qeverisë Kurti. (KDI, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Bëhet përurimi i projektit të Shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë, në 26-vjetorin e themelimit të kësaj pike. (Fshati Rancë, Shtime)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën “Tranzicioni drejt energjisë së ripërtëritshme”, në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.