Ngjarjet e ditës: 6 prill 2022

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Hotel “International Prishtina”) 

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, raporton rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Peer Educators Network organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma ZOOM)

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. (Prokuroria Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kososëvs (KOK) organizon ceremoninë e nënshkrimit të bursave me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për medie dhe dorëzojnë prova të reja në Këshill të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para Rektoratit të UP-së) 

  • 11:00

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) mban Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së. (Zyrat e FFK-së)

  • 11:00

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA), organizojnë ceremoninë e lansimit të projektit “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje (ELoGE) në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 13:45

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, viziton Gjilanin, do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni. (Komuna e Gjilanit, Zyra e Kryetarit)

  • 14:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal në lidhje me punësimet e fundit në KEK. (Prokuroria Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:25

    Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. (Shkolla “Nazmi Hoxha”, Gjilan)

  • 15:00

    Këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e VV-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv