Ngjarjet e ditës: 14 korrik 2022

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i tri projektligjeve etj. (Kuvendi i Kosovës)

  • 10:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë voitimi i Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe 5 projektligjeve të tjera etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Sot mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës (Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. (Gjykata Themelore në Ferizaj)

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mban sesion informues për grantet e fermerëve në Prizren. (Salla e Kuvendit, në Shtëpinë e Bardhë)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë: Ratifikimi i Traktit për Ndihmë juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë; Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 etj. ​(Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Shënohet 232-vjetori i themelimit dhe 15-vjetori i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj. (Teqja Bektashiane në Gjakovë)

  • 11:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim kampionin e botës në Karate për fëmijë, Aulon Nuridini, dhe anëtarë të tjerë të Klubit të Karatesë “Eagle”. (Komuna e Prizrenit)

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e përurimit të Monumentit të NATO-s. (Lagja “Bazhdarhane”, Prizren)

  • 18:00

    Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon pritje me rastin e festës kombëtare franceze (Hotel “Emerald”)

  • 18:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret homologun e saj ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”,Prishtinë)

Kalendari Arkiv