Ngjarjet e ditës: 28 shkurt 2023

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) prezanton të dhënat e Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor (BSBP): Edicioni Special mbi Perceptimet e qytetarëve për sigurinë publike, dhe kërcënimet kombëtare në Kosovë. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Marrin pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jefferey HOVENIER. (Qendra Korrektuese, Dubravë)

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), lanson raportin me temën “Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal”. (Hotel Sirius, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    U.d së Drejtorit të Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID-it, Metju Kulinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale,, Carrie Hessler Radelet, ndan mirënjohje për 60 praktikantë dhe 40 organizata nikoqire të USAID-it. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Mitrovicës së bashku organizatën joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, organizojnë ceremoninë solemne me rastin e dorëzim-pranimit të 40 shtëpive në Lagjen “Frashër”. (Lagjja “Frashër”, Mitrovicë)

  • 11:00

    Në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Kuvendi, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata ETEA organizon tryezë diskutimi me rastin e publikimit të “Politikës Shkollore për Mbrojtjen e Fëmijëve”. (Objektit i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

  • 11:00

    PBC Academy ndan certfikata për 50 nxënës të SH.M.L. “Gjin Gazulli”. Pjesëmarrës pritet të jenë përfaqësues nga MASHT-i dhe Komuna e Prishtinës. (PBC Academy)

  • 12:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr. 08/L-202 pёr Kinematografinë. (Kuvendi, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës do të promovohet rezonanca magnetike. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Spitali i Pejës)

  • 12:30

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,​ bën homazhe në Kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Qirezit. (Likoshan)

Kalendari Arkiv