Ngjarjet e ditës: 29 shtator 2023

  • 10:00

    Punëtorët shëndetësor të Kardiologjisë protestojnë për të shprehu pakënaqësi në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike. (Oborri i Kardiologjisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023, KOK organizon “Forumi për Sportin”. Merr pjesë ministri Hajrullah Çeku. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës nis aksioni “Clean Up” për pastrimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e pemëve. Merr pjesë nënkryetari Alban Zogaj. (Pllatoja te Banesat e Bardha në afërsi të shkollës “Iliria”) 

  • 10:00

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në bashkëpunim me Platforma CiviKos, organizojnë sesione informuese regjionale me organizata të shoqërisë civile dhe sektorin privat. (Hotel “Prishtina”)

  • 11:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete të ndryshme. Merr pjesë, ministrja Rozeta Hajdari. (Restorant “Belle Resort”, Belle – Deçan)

  • 11:00

    Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shënon “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. (Sheshet kreysore të qyteteve: Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren)

  • 12:00

    Këshillit Prokurorial i Kosovës e mban takimin e 234-të. (Objekti i KPK-së)

  • 13:30

    Publikohet raporti “Vlerësim mbi Aplikimin e Drejtësisë Procedurale në Gjykatat Themelore nga 2021-2023: Një analizë krahasuese”.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Iniciativa për Progres (INPO),  mban konferencë për medie, në të cilën do të publikohet raporti i anulimit të tenderëve të komunave për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi, mbajnë konferencë për medie, me rastin e hapjes së procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së Rogovës së Hasit. (Ura e Rogovës, fshati Rogovë)

     

Kalendari Arkiv