Ngjarjet e ditës: 10 dhjetor 2022

  • 10:00

    Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizon hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Avokati i Popullit shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me drejtuesit më të lartë të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), mban konferencë për medie. (Hotel “Swiss”, Prishtinë)

  • 14:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë organizojnë ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri për edicionin 2022/23. (Palestra e Gjimnazit “Bedri Pejani”, Pejë)

  • 16:00

    Mbahet ceremonia përmbyllëse e fushatës globale ”16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Alib Kurti. (Holli i Kuvendit)

Kalendari Arkiv