Ngjarjet e ditës: 26 shtator 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    Nis Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. (Klan Arena, Prishtinë)

  • 09:30-17:00

    Mbahet dita e dytë – Samiti i Kosovës për Paqe dhe Demokraci. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e draft-planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

     

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë vazhdimi e Seancës plenare, në rend dite votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, mban tryezë diskutimi me temën “Turizmi dhe Paqja”. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

  • 13:30

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, Ministrin e Drejtësisë, Peter Hummelgaard, vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. (Qendra e Paraburgimit në Gjilan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Panairit të bizneseve me pronare gra, organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe Albi Mall. (Albi Mall, Veternik)

  • 15:00

    Forumi ZFD, mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) e Gjermanisë dhe Barabar Centre, prezanton hulumtimin “25 vite pas: Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv