Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
Grupi organizativ “Protestojë” mban konferencë për media lidhur me protestën “Asnji cent ma shumë!” kundër shtrenjtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të mërkurën. (Pranë ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja FOL mban tryezë diskutimi me temën: “Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet”. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303)
Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media, nga ora 15:00, në zyret e Selisë Qëndrore. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Partia Socialdemokrate mban aktivitet në sheshin “Skënderbeu”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prsihtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e së martës me temën “Integrimi evropian dhe nismat rajonale: Komplementarë apo përjashtues me njëra-tjetrën?”. (Libraria” Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.