Ngjarjet e ditës: 5 shtator 2023

  • 09:00

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

     

  • 09:00

    Hapet ekspozita për nder të Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Presidenca në Shqipëri)

  • 11:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike në bashkëpunim me OJQ Aktiv mbajnë konferencën “Përmirësimi i të Drejtave të Pakicave: Mekanizmat Konsultativ në Kosovë – Këshilli Konsultativ për Komunitete”. (OJQ ACDC, rr. Çika Jovina 3, Mitrovica Veriore)

  • 11:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizojnë aktivitetin tradicional të vjeljes së rrushit. (Zona Industriale, Shirokë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Prezantimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen  (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme në lidhje me rastit e gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese. (Drejtoria Rajonale, Mitrovicë Veri)

  • 16:00

    Balkan Green Foundation (BGF) me mbështetjen e Heinrich Böll Stiftung organizon edicionin e katër të platformës “Green Talk”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.  (Qendra për Praktikë Narrative, ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani”) 

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës, me temën “Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media ndaj komuninteteve etnike – çfarë masash duhet të ndërmerren?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje. (Kampin Nacional në Hajvali)

Kalendari Arkiv