Ngjarjet e ditës: 24 tetor 2023

  • 09:00

    Komisioni për Arsim diskuton me partnerë dhe donatorë në lidhje me qëndrimet e tyre për reformën në arsim dhe aftësim profesional. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 09:30

    NLB Bank mbanë diskutimin: Parimet ESG – Ndërtimi i një të ardhme të qëndrueshme. (“Klan Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) lanson Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Hotel “Internacional Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Në shënim të 14-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese, mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Kontributi i Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen dhe forcimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. (Hotel “Emerald”)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë)

  • 10:00

    Instituti D4D mban konferencën lansuese të “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediet online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht”. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    INPO publikon raportin “Kuvendi Komunal i Ferizajt, në shërbim të pushtetit apo interesit qytetarë”. (“Hotel Rubis”, Ferizaj)

  • 10:30

    Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” mban konferencë për medie, ku do të shpalosë ndryshimin e emrit dhe identitetin e ri vizual të ndërmarrjes. (Rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 12:00

    Hapja solemne e Bistro “X12”, në qendrën e Shoqatës Syndrome Kosova në Mitrovicë. (Rruga “UÇK”, nr 8, Mitrovicë e jugut)

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e furnizimit me pajisje virtuale për praktikë në kuadër të Javës evropiane të shkathtësive në shkollën profesionale “Nexhmedin Nixha”. (Gjakovë) 

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të gjeneratës së 6-të të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Zekeria Rexha”. (Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Tentohet për herë të pestë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në vënien e gurthenmelit të Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Mazllum Këpuska”. (Gjakovë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në kuadër të projektit “Mbështetja e Fermerëve” të implementuar në bashkëpunim mes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA dhe Komunës së Podujevës, realizohet ceremonia e shpërndarjes së makinerive bujqësore për fermerët. (Palestra sportive “Hakif Zejnullahu”, Podujevë)

  • 15:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, viziton shkollën fillore në Ponoshec, faza e dytë e punimeve për ndërtimin e objektit shkollor. (Gjakovë) 

  • 17:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor, mbajnë konferencë për Prezantimin e konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv