Ngjarjet e ditës: 22 shtator 2021

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Kuvendit)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë-organizim me Komunën e Prishtinës, shënon “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para “Ish-objekti Rilindja”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) prezanton publikimin “Engima e poezisë”, nga Sabri Hamiti. (Objekti i AShAK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 12:30

    Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 16:00

    Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë “Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina”. (Platforma Zoom)

  • 16:30

    Kolegji Universum organizon eventin për promovimin e programit me Northampton University – një nga universitetet më inovative në Britaninë e Madhe. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv