Ngjarjet e ditës: 29 qershor 2022

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit komunal)

  • 09:00

    Mbahet Panairi i Punës, i organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm e Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit. (Shkolla e Mesme e Ulët “Tefik Çanga”, Ferizaj)

  • 09:45

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, mban konferencë për medie, në përfundim të vizitës në Kosovë. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK) **Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin Vjetor Financiar të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut 0 KOSTT Sh.A. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në bashkëpunim me drejtorin e Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhën Halil Kastrati, do të bëjnë shpërndarjen e rreth 400 pakove ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Malishevës. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Malishevë)

  • 10:00

    Agjencia për Informim dhe Privatësi organizon konferencë rajonale me Autoritetet simotra nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban mbledhjen e pestë. (Komuna e vjetër, Prishtinë) 

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla e Kuvendit, Gjakovë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit, Rahovec)

  • 10:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos rezultatet e sondazhit të realizuar në Kosovë dhe në Serbi rreth Dialogut. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Kryesia e Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Qëndron Kastrati, mbajnë konferencë për medie, ku do të shpallet protesta kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova. (Zyrat e PSD-së, rruga “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim organizojnë Forumin publik mbi zbatimin e legjislacionit për përdorimin e gjuhëve. (Hotel Prishtina)

  • 11:00

    Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon konferencën shkencore me temën “Konferenca Euroaziatike mbi Gjuhën dhe Shkencat Sociale XIV”. (Ambientet e Fakulteteve të Edukimit dhe Filologjisë, Gjakovë)

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i MAShTI-t, kati I) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban simulimin e procesit të gjykimit, në kuadër të projektit “Rritja e Transparencës dhe Sundimit të Ligjit në Kosovë – Komunitetet me Shumicë serbe”, në partneritet me OJQ AKTIV. (Gjykata Themelore dega e Mitrovicës veriore, salla e gjykatës)

  • 13:00

    Përurohet libri “Të prita tek Ura e Gurit”, i autorit Fatmir Morina. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

  • 18:00

    Fondi Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) nderon bursistët e KAEF-it, në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 20:00

    OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes organizojnë hapjen e ekspozitës “Dhembje e heshtur” e cila është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

Kalendari Arkiv