Ngjarjet e ditës: 17 tetor 2022

  • 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merr pjesë në Ceremoninë e certifikimit të drejtorëve dhe kordinatorëve të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite Projektligji për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bën shqyrtimin e vendimit të Qeverise së Republikës se Kosovës  për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, hapin ekspozitën “Misionarja e bamirësisë-kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës)

  • 10:30

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N20)

  • 11:00

    Bordit i RTK-së raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Raportimi për punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 11:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Lufta kundër korrupsionit”. (Objekti i IBCM, Mitrovica e veriut)

  • 11:30

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Klinika e Onkologjisë, QKUK) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatrim ish-ministër i Financave; Bujar Dugollim ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çekun ish-ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Qendra e VV-së në Prishtinë mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv