Ngjarjet e ditës: 24 nëntor 2023

  • 08:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024. E ftuar është ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) shënon 24-vjetorin e themelimit dhe mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektuese. Marri pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizon konferencë për dialogun publiko-privat. Merr pjesë dhe kryeministri Alblin Kurti. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Komuna e Lipjanit bënë shpërndarjen e 244 motokultivatorëve në vlerë prej 228 044 euro.  (Tregu i kafshëve, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme bën lansimin e Bazës së të Dhënave për Viktimat e Trafikimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 10:00

    SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e përurimit të Qendrës Mbështetëse për Strehim Familjar. (SOS Fshatrat, Velani)

  • 10:00

    Me rastin e hapjes së zyrës në Kosovë, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane do të organizojë “Mëngjesin festiv”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Zëdhënësi, Valmir Elezi mbajnë konferencë për medie në lansimin e shërbimit për votuesit që votojnë në Republikën e Kosovës, përmes së cilit iu mundësohet ta gjejnë dhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Doganor dhe të Akcizave. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja e Republikës së  Kosovës, Vjosa Osmani e pret në takim Ministren e Punëve të  Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të  Kulturës në  Mbretërinë e Belgjikës, Hadja Lahbib. Mediet mund të  marrin pamje në fillim të  takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:50

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “E kaluar e çmuar” e artistëve Burhan Ahmeti dhe Nevzat Kica. (Galeria “Qahili”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv