Ngjarjet e ditës: 19 qershor 2023

  • 09:00

    Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon tryezë ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Podujevës për nder të shënimit të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës. (Salla e mbledhjeve, Podujevë)

  • 10:00

    Instituti Albanologjik organizon Akademinë solemne në 70-vjetorin e themelimit. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Salla e madhe e Institutit Albanologjik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënon aktivitetin kryesor në shënimin e Ditës Olimpike 2023, që njëherit mbyll aktivitetet e organizuara me rastin  e Javës Olimpike. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Inaugurohet projekti për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ShFMU “Enver Maloku” në Podujevë, investim nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi; dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (ShFMU “Enver Maloku”, Podujevë)

  • 11:00

    Lëvizja FOL organizon diskutimin për sfidat e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat. Marrin pjesë Yll Buleshkaj – Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit; Ismet Kryeziu – KDI dhe Lumnije Hashani – OEK. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet promovimi i librit “Maskara e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit”, e autori Shkodran Imeraj, botuar ditë me parë nga Instituti i Historisë. (Biblioteka Kombëtare)

  • 11:30

    Vihet gurthemeli i objektit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Dumosh, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës. (Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me boksierin Robin Krasniqi, do të mbajnë konferencë për medie, ku do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit ndërmjet Krasniqi dhe sfiduesit të tij,  Nadjib Mohammedi nga Franca, i cili do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Albi Mall, Hyrja A, Kati 1)

  • 17:00 – 17:30

    Kombëtarja e Kosovës U21, mban konferencë për medie dhe zhvillon stërvitjen para ndeshjes me Estoninë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”) 

  • 19:00

    Kombëtarja e Estonisë zhvillon stërvitjen para ndeshjes me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”) 

Kalendari Arkiv