Ngjarjet e ditës: 29 maj 2023

  • 09:00

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mban takim me kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje. (Zyrat e BE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:40

    Mbahet Samiti Rajonal i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore. Merr pjesë dhe ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Reshat Nurboja. (Hotel “Splendid”, Beçiç, Mali i Zi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, mban konferencë për medie. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për medie do të shpall thirrje publike për propozime për financim për projekte dhe aktivitete në bazë të kodit të subvencionuar për “Masën e Ringjalljes Ekonomike 1.9” të miratuar nga Qeveria e Kosovës me vlerë totale prej 3.000,000 euro. (Objekti i Ministrisë, Fushë-Kosovë)

  • 17:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton mbi situatën e Sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy. (“Klan Arena”)

Kalendari Arkiv