Ngjarjet e ditës: 5 nëntor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë Tryezën e gjashtë të Sportit. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan)

  • 9:30

    Bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit, (Varrezat në Zllatar)

  • 10:00

    Komuna e Vushtrrisë dhe Speex nënshkruajnë marrëveshje. (Objekti i Komunës, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

  • 10:00

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova, organizojnë sesion informues rreth skemës së granteve me fermerë, përfaqësues nga bujqësia dhe turizmi. (Hotel “Centrum”, Prizren) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në përvjetorin e Astrit Deharit, bëhet dhurimi vullnetar i gjakut, (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje)

  • 11:00

    Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajnë takim me Prof. Roberto Mugavero, President i Qendrës Evropiane për Mjekësinë në Emergjenca dhe Katastrofa CEMEC. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    UNICEF lanson raportin Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC), i cili hedh dritë mbi mënyrën se si ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe energjetike ndikojnë në të drejtat e fëmijëve. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Fakulteti i Arkitekturës, Prishtinë)

  • 11:00

    Me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizojnë ligjëratën e hapur, “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, salla 014)

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban mbledhje. Në rend dite është mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, lidhur me aspektet e tё drejtave tё njeriut sipas Raportit për Kosovën 2024, tё Komisionit Evropian si dhe bën shqyrtimin e Peticionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet takimi me temën “Perspektiva Ekonomike Rajonale e FMN-së për Evropën, Një rimëkëmbje nën potencialin e plotë të Evropës – Fokusi i veçantë: Sa të mëdha janë efektet e konvergjencës së Evropës dhe cilët janë shtytësit kryesorë?. Merr pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Ferizajt, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë bën shpërndarjen e motokultivatorëve. (Palestra e Sporteve në Ferizaj)

  • 17:30

    Bëhet ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, (Kino ABC, Prishtinë)

Kalendari Arkiv